Pika kufitare në Kakavijë

Tentoi të kalonte kufirin me 30 mijë euro të padeklaruara, ndalohet 30-vjeçarin në Kakavijë

9 Tetor 2020, 09:28| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 10:18

  • Share

KAKAVIJË - Një 30-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës pasi tentoi të kalonte në Greqi një shumë prej 30 mijë eurosh të padeklaruara.

30-vjeçari nga Saranda po udhëtonte me makinë drejt Greqisë ku në çantën e tij kishte futur paratë.

Atij i është ndaluar menjëherë hyrja në shtetin grek dhe po hetohet nga inspektorët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë së Gjirokastrës.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që policia kufitare në Kakavijë zbulojnë një sasi parash të huaja në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?