Tentoi të fuste kontrabandë 46 bizhuteri floriri dhe rreth 61 mijë euro, pranga 48-vjeçarit në portin e Durrësit (VIDEO)

7 Shtator 2020, 13:11| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 13:26

  • Share

DURRËS - Një 48-vjeçar është ndaluar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste kontrabandë 46 bizhuteri floriri dhe rreth 61 mijë euro.

I arrestuari me iniciale A.M. i cili udhëtonte me një minibus të linjës Shqipëri-Francë-Shqipëri iu nënshtrua kontrollit nga policia kufitare në port.

Gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, autoritetet gjetën në kabinën e shoferit, 46 bizhuteri floriri dhe një shumë prej 60.960 eurosh.

Nuk dihet ende destinacioni apo prejardhja e këtyre parave dhe artikujve ndërkohë që policia arrestoi 48-vjeçarin nga Shkodra.

"Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e  shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri" - njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të Durrësit, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

1599477176_euro12.jpg

Eurot dhe bizhuteritë e sekuestruara

Vijon...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?