Foto ilustruese

Tentoi të kalonte drejt Greqisë, shqiptari arrestohet në Kakavijë nga pala greke pasi rezultoi se kërkohej për drogë

9 Shkurt 2021, 19:44| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 19:48

  • Share

Një 32-vjeçar me iniciale S.M., u arrestua pasi gjatë kohës që ka tentuar të kalojë kufirin në pikën e Kakavijës, ai është ndalur nga policia greke. Pas regjistrimit të të dhënave, rezultoi se 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga policia e Kretës.

Shqiptari u përpoq të largohej nga vendi në drejtim të Pikës Kufitare Shqiptare por u kap menjëherë. Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave, u zbulua një urdhër-arresti nga policia e Kretës ku shqiptari akuzohet për blerje, posedim dhe trafik të drogës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?