Foto ilustruese

Tentoi të kalonte drejt Greqisë me 53 kilogramë marijuanë me vete, arrestohet në kufi 26-vjeçari shqiptar

17 Prill 2022, 15:08| Përditesimi: 17 Prill 2022, 15:11

  • Share

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë sot në pranga të policisë greke , pasi u kap me 53 kilogramë marjuanë me vete.

I riu tentoi të kalonte drogën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa arrestimi i tij u bë nga forcat policore greke në zonën e Kozanit.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, e kishte vendosur drogën në makinë dhe e kishte ndarë në tre çanta.

Policia gjatë kontrollit i sekuestroi gjithashtu 80 euro, 1 celularë dhe një kartë SIM.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?