Paketat kontraband

Tentoi të kalonte 500 paketa cigaresh kontrabandë drejt Italisë \ Ndalohet në Portin e Vlorës

31 Tetor 2020, 13:06| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 13:16

  • Share

Vlorë - Ndalohet shoferi i nje kamioni me iniciale G. H., 38 vjeç i cili po transportonte çanta letre drejt Italisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në Portin e Vlorës janë gjetur në kabinën e kamionit  500 paketa cigaresh të fshehura në kuti kartoni të markave të ndryshme.Ky është një rast i goditjes së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.


Njoftimi i policisë:


Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Sekuestrohen 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.
Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nfezollari: 31/10/2020 15:24

    Super lajm dem shtetit 3000 leke. Per tenderat qe vjedhin miliona euro vec 4 rreshta shkruani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?