Tentoi të kalojë nga Kakavija pa deklaruar 25 mijë euro, vihet nën hetim 60-vjeçari

11 Prill, 14:23| Përditesimi: 11 Prill, 14:25

  • Share

Një 60-vjeçar është vënë në hetim, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin pa deklaruar 25 mijë euro. 60-vjeçari ka qenë duke u larguar nga Shqipëria nga pika kufitare e Kakavijës, kur në kontrollin që i është ushtruar në çantë i janë gjetur 25 mijë euro të cilat di duhej t’i kishte deklaruar. Ndërkohë, 25 mijë eurot u sekuestruan nga Policia.

Kujtojmë, që 2 ditë më parë Policia Kufitare goditi një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilin sekuestroi 8390 euro, 12300 franga zvicerane, 85000 fiorinta hungareze, 470 dinarë serb dhe 15 lingota floriri, të gjitha të padeklaruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?