Shuma e eurove të padeklaruara

Tentoi të kalojë në kufi me mbi 61 mijë euro të padeklaruara, nis hetimi për 32 vjeçarin në Kukës

10 Mars 2023, 17:13| Përditesimi: 10 Mars 2023, 17:16

  • Share

Një 32 vjeçar në pikën kufitare të Morinës është vënë nën hetim nga policia e Kukësit pasi është kapur në përpjekje për të kaluar me 61.900 euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të makinës së tij tip ‘Volskvagen’, policia ka gjetur shumën e eurove të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Ndaj të riut të identifikuar si Q.L, me banim në Itali, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?