Foto ilustruese

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në Rinas 46-vjeçarja iraniane

18 Maj 2023, 14:32| Përditesimi: 18 Maj 2023, 14:36

  • Share

Një 46-vjeçare nga Irani ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalojë kufirin duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.

Gjatë ditës së sotme një 46-vjeçare nga Irani, me inicialet L.B është paraqitur pranë sportelit të kontrollit të dokumenteve në aeroportin e Rinasit, me një biletë udhëtimi dhe një pasaportë çeke.

E pasi punonjësi i sportelit ka dyshuar për vërtetësinë e dokumentit të identifikimit dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar se pasaporta ishte e falsifikuar.

Për pasojë është vënë në pranga 46-vjeçarja nga Irani, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.

Gjatë kontrollit, 46-vjeçares iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar.

2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?