Foto ilustruese

Morinë/ Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 31-vjeçari pasi tentoi të hynte në Shqipëri, pritet ekstradimi drejt Italisë

21 Tetor 2023, 10:24| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 11:13

  • Share

Dorjan Hametaj, 31-vjeç është vënë në pranga në Morinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga Italia.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale "Pjesëmarrje në grup kriminal" dhe "Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?