Shuma e parave të sekuestruara

Tentoi të kalonte me 21 mijë euro të padeklaruara vihet nën hetim 35 vjeçari në aeroportin e Kukësit

28 Qershor 2023, 14:19| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 14:26

  • Share

Një 35 vjeçar është vënë nën hetim nga policia në Aeroportin e Kukësit ‘Flatrat e Veriut’ pasi ka tentuar të hyjë në vendin tonë me 20.980 euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, iu gjet shuma e parave që tentoi t’i fuste ilegalisht në vendin tonë.

Ndërkohë shuma prej rreth 21 mijë eurosh u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?