Foto ilustruese

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, arrestohet 32-vjeçari në Durrës! Nën hetim motra dhe personi që i ndihmoi

30 Dhjetor 2022, 10:44| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 14:53

  • Share

DURRËS - Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Në hetim është vënë motra e tij 36 vjeçare e identifikuar si L.F., banuese në Shkodër dhe një person tjetër që e ndihmoi.

I riu i identifikuar si Alfred Frroku, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave" dhe "Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se ata tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar 32-vjeçarin dhe motrën e tij për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?