Tentoi të futet me dhunë në kryeministri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë! Goditi kabinën e rojeve të sigurisë

13 Maj 2022, 11:16| Përditesimi: 13 Maj 2022, 14:51

  • Share

Një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të futet me dhunë në kryeministri.

I riu goditi me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të hynte në ambientet e kryeministrisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?