Flamur Noka në Kuvend

'Hiqi duart se mu në kokë e ke!' Noka i ndërsehet gardistëve me karrige e tymuese! Me rregulloren e re PS kërkon përjashtimin deri në mars për Flamur Nokën

22 Dhjetor 2023, 13:03| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 19:01

  • Share

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Flamur Noka pas kaosit që shkaktoi në seancën e ditës së djeshme (21 dhjetor) ku u votua pro heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha i cili po hetohet nga SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani'.

Mësohet se në kërkesën e socialistëve drejtuar sekretariatit të Etikës, është vetëm emri i Flamur Nokës. Ky i fundit në seancën e djeshme përmbysi karriget, fyeu punonjësit e Gardës si dhe ndezi tymuese në sallën e Kuvendit, duke rrezikuar kështu përjashtimin deri në mars nga Kuvendi sipas rregullores së re që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë (18 dhjetor).

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ledi: 22/12/2023 14:34

    Eshte turp qe ne parlamentin shqiptar ka qenie te tilla ,se njeriu ka intelektin te veproj.Nxirreni jasht deri ne mars dhe se zor te zen mend Nul Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?