Kryeministria

Tentoi të futet me forcë në kryeministri, Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitje Aurel Latifin! Prokuroria: Probleme me shëndetin mendor, të shtrohet në spital

15 Maj 2022, 13:58| Përditesimi: 15 Maj 2022, 14:57

  • Share

Tentoi që të futet me forcë në kryeministri duke goditur rojën e Gardës, dhoma penale Tiranë, cakton masën ‘detyrim’ paraqitje për Aurel Latifin. Prokuroria kërkoi shtrimin e detyrueshëm në ambientet spitalore për shkak të problemeve psikologjike të Latifit.

I riu goditi me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të hynte në ambientet e kryeministrisë. Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?