Mallrat kontrabandë në Rinas

Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë në vlerën e 150 mijë eurove, arrestohet në Rinas 23-vjeçari amerikan

2 Shtator 2023, 14:15| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 15:21

  • Share

Një 23-vjeçar nga Amerika është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi u kap në tentativë për të futur veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme me vlerë rreth 150 mijë eurove në vendin tonë.

I riu me shtetësi amerikane, u ndalua nga Policia Kufitare Rinas, teksa tentoi të kalonte përmes aeroportit mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Gjatë kontrollit në hyrje, 23-vjeçarit amerikan me iniciale H. Z., iu gjetën në valixhe veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme, si ora dore, syze dielli dhe çanta me vlerë rreth 150 mijë eurove.

Për pasojë i riu nga Amerika, përfundoi në prangat e bluve të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?