Angli, shqiptari dënohet me 10 vite burg! Pjesë e një grupi kriminal që do të fusnin në Britani mijëra kg kokainë e heroinë

17 Korrik 2023, 22:59| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 00:04

  • Share

Një 38 vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat britanike si Denis Xhelili u dënua me 10 vite burg pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që planifikonte të importonte mijëra kg kokainë dhe heroinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave  britanike, Xhelili punonte së bashku dhe me Sulaiman Baëa, 53 vjeç, që drejtonte një kompani ngarkimi që do të përdorej për të importuar kokainën dhe heroinën nga Amerika e Jugut, Azia Jugore dhe LIindja e Mesme.

Gjatë procesit gjyqësor që nisi në dhjetor 2022 u dëgjua se ata kishin planifikuar të importonin 3 058 kg kokainë dhe 2, 357 kg heroinë.

Nëse kjo ngarkesë do të dilej në treg atëherë fitimi do të ishte 361 milionë paund.

Së bashku me partnerin e tij Sulaiman Bawa ata u zbuluan nga përdorimi telefonave të kriptuar Encrochat. Xhelili e përdorte Encrochat me emrin “QuailStar”.

Vetë Xhelili, banues në Feltham në Londër e ka mohuar. Ai u dënuan me 10 vite burg, shkruan media britanike.

Denis Xhelili

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Montana: 18/07/2023 00:35

    Shtet racist Cuni e ka pas per perdorim personal Prandaj Duhet te falet Eshte I pafajshem Alamet cuni, I kan prishur te ardhmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?