Paratë e sekuestruara

Tentoi të fuste 39 mijë franga zvicerane dhe 625 euro të padeklaruara në doganë, vihet nën hetim 38-vjeçari në Durrës

21 Korrik 2023, 10:36| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 10:55

  • Share

Një 38-vjeçar është nën hetim nga policia, pasi tentoi të fuste në doganë mbi 39 mijë franga zvicerane dhe 625 euro që i kishte fshehur në automjetin e tij, me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Nga kontrollet e kryera në portin e Durrësit është konstatuar një rast paligjshmërie, në lidhje me fshehjen e parave me qëllim mosdeklarimine  tyre.

Nga kontrolli në automjetin që drejtohej nga 38-vjeçari me iniciale A. S., shërbimet e Policisë gjetën 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro, të cilat 38-vjeçari tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   

Në përfundim të veprimeve procedurale, shuma totale e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për drejtuesin e automjetit, A. S., 38 vjeç, banues në Zvicër, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lek i pastër: 21/07/2023 14:37

    Ore me atë amnistinë fiskale ç'a u bë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?