Tentoi të fusë përmes Portit të Durrësit dy armë dhe 50 fishkë, arrestohet 31-vjeçari rezident në Itali

10 Shtator 2023, 12:02| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 12:13

  • Share

DURRËS- Një 32 vjeçar ka rënë në pranga në Portin e Durrësit pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë 2 armë zjarri pistoletë 2 krehra pistoletë dhe 1 kuti me 50 fishekë. Sindrit Kola, me origjinë nga Lezha, por rezident në Itali, ka qenë dukë udhëtuar më një traget të linjës Ankona-Durrës.

Gjatë kontrollit që i është udhëtuar nga forcat e policisë, 31-vjeçarit i janë gjetur dy pistoletat dhe fishekët. Ai është arrestuar në kuadër të operacioni ‘Rezidenti.

Policia thotë se në fazën e parë të këtij operacionit, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 1 pistoletë me 2 krehra që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?