Tentoi të fusë 23 mijë euro të padeklaruara në Morinë, vihet nën hetim 35-vjeçari

19 Prill 2023, 16:18| Përditesimi: 19 Prill 2023, 16:22

  • Share

Një 35-vjeçar është vënë në hetim nga policia kufitar e Morinës pasi tentoi që të futej drejt Shqipërisë me 23 mijë euro të padeklaruara.

Policia ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 19/04/2023 16:28

    Bravo shteti mos lejoni te futet asnje leke brenda vendit se kjo ndihmon ne rritjen ekonomike , jua qr legenat e felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?