Kledi Sulollari, 'Dragoi i Pireut'

Tentoi të abuzonte me të renë greke dhe e sulmoi ‘barbarisht’, akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit të njohur si ‘Dragoi i Pireut’

10 Nëntor 2022, 17:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 17:34

  • Share

Policia greke ka dhënë detaje të reja lidhur me identitetin e 28 vjeçarit shqiptar i cili dhunoi barbarisht dhe tentoi të abuzonte me një 20 vjeçare greke disa ditë më parë.

Mësohet se Kledi Sulollari është i riu shqiptar i cili njihej ndryshe edhe si “Drago i Pireut” pasi kishte tentuar edhe më parë të abuzonte seksualisht me vajzat greke. Ai u arrestuanë 6 nëntor dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për lëndim trupor dhe përdhunim. Për të kishte pasur edhe denoncime të mëparshme, por nuk ishte arritur të bëhej identifikimi i tij nga ana e policisë.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 6-11-2022, 28-vjeçari ka ndjekur një grua teksa po shkonte në shtëpinë e saj dhe e ka ndaluar me qëllim përdhunimin e saj. Viktima ka tentuar ta ndalojë duke thirrur në ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushta në kokë duke e plagosur. Për shkak të një faktori të jashtëm, ai nuk e ka përfunduar veprën e tij kriminale dhe është larguar me vrap”-thuhet në njoftimin e policisë greke.

E reja, e cila së fundmi ra pre e dhunës së shqiptarit, ka rrëfyer se ishte sulmuar teksa po hynte në banesën e saj. Ajo ka dëshmuar se ndërsa u përpoq të bënte rezistencë, Sulollari e kishte sulmuar fizikisht në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?