Bota

Tentoi ta vriste duke i drejtuar armën në fytyrë zëvendës presidentes së Argjentinës, arrestohet autori (VIDEO)

2 Shtator 2022, 08:10| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 08:42

  • Share

ARGJENTINË- Një person ka rënë në prangat e policisë së Argjentinës pasi u përpoq që të qëllonte me armë zjarri zëvendës presidenten dhe ish-presidenten e Argjentinës. Ngjarja ka ndodhur në një distancë jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires.

Një burrë që ndodhej duke mes njerëzve  shkon drejt ish-presidentes drejtuar një armë në fytyrën e Fernández de Kirchner.

Por fatmirësisht ai nuk ka arritur ta shkrepë armën, duke bërë që zëvendës presidentja të mos lëndohej.

Sulmuesi u arrestua pas disa sekondash konfuzioni dhe paniku. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i autorit i cili ishte gati të vriste ish presidenten e vendit të tij.

Pamje nga atentati i dështuar.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?