Tentoi ta shndërronte katin e tretë të banesës në 'shtëpi bari', arrestohet 47-vjeçari në Durrës! Sekuestrohen 4800 fara kanabisi

26 Mars 2022, 09:52| Përditesimi: 26 Mars 2022, 10:16

  • Share

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, i akuzuar se tentoi të kultivonte kanabis. Në pranga ka rënë Paulin Lleshaj i cili tentoi ta shndërronte katin e tretë të banesës së tij në 'shtëpi bari' për kultivimin e kanabisit me llamba.

Policia sekuestroi 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?