Kronikë

Tentoi që të shtypë qytetarët, gjykata lë në burg Arben Memën, flet 32-vjeçari: Ende nuk më ka dalë pija, do ikja djathtas m'u kthye makina majtas (VIDEO)

28 Prill 2021, 10:44| Përditesimi: 28 Prill 2021, 16:57

  • Share

32-vjeçari Arben Mema, banues në Kombinat, i cili terrorizoi banorët mesditën e 25 prillit, duke tentuar t'i shtypë në sheshin "Skëndërbej", është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se në sallën e gjyqit Arben Mema ka deklaruar se manovrat me makinë nuk i ka bërë me të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas. Po ashtu ai ka thënë se ende nuk i ka dalë pija.

‘Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit!’- tha Mema.

Mema ishte në gjendje të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Fatmirësisht ngjarja u neutralizua në kohë pa shkaktuar pasoja falë 22-vjeçarit Klodian Elqeni, i cili bëri një veprim heroik duke iu afruar automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

1619599265_WhatsAppImage20210428at10.18.03.jpeg

Arben Mema sot para gjykatës

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?