Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi që të fikte zjarrin në tokën e tij në Kavajë, humb jetën 59-vjeçari! U asfiksua nga tymi

26 Shtator 2021, 17:00| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 22:08

  • Share

KAVAJË- Një 59-vjeçar ka tentuar që të shuajë zjarrin që ra në tokën e tij në fshatin Sterbeg të Kavajës, por kjo i kushtoi jetën.

Viktima është identifikuar si R. P., 59 vjeç. Zjarri ka rënë rreth orës 14:50. Ai është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?