Kronikë

Tentohet të hakërohen serverat e SHÇBA, parandalohet rrjedhja e informacionit! U vunë në rrezik dosjet sekrete hetimore ndaj efektivëve të policisë

20 Shtator 2021, 20:24| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 21:00

  • Share

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka parandaluar një sulm kibernetik në serverat e saj duke ndaluar dëmtimin dhe rrjedhjen e informacionit të këtij institucioni. Specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në SHÇBA  ndaluan një tentativë hakimi në serverat qendror të institucionit.

“Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

SHÇBA e krijuar që prej 1 marsit 2001 operon si një strukturë  që monitoron, vëzhgon dhe heton Policinë e Shtetit për thyerje të rregullores apo përfshirjen e punonjësve të policisë në aktivitete kriminale dhe shpërdorim detyre. Në serverat e SHÇBA ka informacione të detajuara për dosje të shumta hetimesh, të cilat janë sekrete. Dëmtimi apo edhe vjedhja e mundshme e këtyre të dhënave të tilla mund të ishte cenim të sigurisë për këtë institucion si dhe mund të prishnin provat për shumë efektivë që janë nën hetim dhe të sabotonin hetimet e SHÇBA-së.

Deri tani nuk dihet ende se nga ka ardhur sulmi dhe kush ka tentuar të sulmojë serverat e SHÇBA-së.

Komento

Komente

  • Trimi: 20/09/2021 22:50

    Po ca ja fusni kot. Sekretet nuk mbahen ne kompiutera a servera te lidhur ne internet. Jane pordhe me rigon te kreut te asaj drejtorie, qe duket se ka fshire ndonje zullum te vetin dhe shpik sulme nga jashte.

    Përgjigju
  • Shkodran: 20/09/2021 20:38

    Nuk kanë dashur t'i vjedhin jo!! Kanë dashur t'i fshijnë gjërat që janë ashiqare dhe që nuk i merr në konsideratë njeri!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?