'Mos e kthe kokën, dua xhiron ditore'/ Tentohet të grabitet një karburant në Vlorë, por autori 'del huq'! Godet me grushte shitësin

22 Nëntor 2020, 21:16| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 09:13

  • Share

VLORË- Një karburant në qytetin e Vlorës ka rënë pre e një tentative grabitje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të kësaj të diele, ku mësohet një person i maskuar ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë në një karburant duke kërcënuar punonjësin e karburantit V. Rr., 59 vjeç.

Siç raportoni gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, 59-vjeçari ka qenë te zyra e karburantit, aty i është afruar një person me maskë që i ka thënë "mos e kthe kokën, dua xhiro ditore". Punonjësi i ka thënë "se nuk ka para" dhe në këtë moment ai e ka goditur me sende të forta për pasojë ka marrë ka mbetur i plagosur

Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?