Tentativa për grabitje në Prush, burime: Autorët shtynë me forcë një polic! Dyshohej se do vidhnin një automjet

9 Dhjetor 2023, 21:14| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 21:42

  • Share

1702152939_policiaprush.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve të policisë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet nga shtëpia e Gim Himës, por nuk kanë mundur.

Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme


Lajmi kryesor:

Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?