Foto ilustruese

Tensionohen marrëdhëniet Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

11 Gusht 2020, 18:55| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 23:36

  • Share

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë!  Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi ka hapur zjarr ndaj një jahti, duke lënë të plagosur 2 shtetas turk dhe një sirian.

Referuar mediave të huaja, sulmi ndodhi në ujërat greke, 7.2 milje nga krahina Mugla e Turqisë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Sipas marinës greke, "jahtit të dyshimtë iu kërkua që të ndalej për kontroll, por piloti i tij nuk e respektoi duke rritur  shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme". 

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme. Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”, thuhet në një deklaratë të Marinës Greke.

Në Mesdheun Lindor prej disa ditësh "po fryn erë lufte", pas vendimit të Ankarasë zyrtare për të nisur kërkimet për gaz dhe naftë shumë pranë kufirit grek.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Otej: 12/08/2020 20:59

    Greko maskara

    Përgjigju
    • Sami: 13/08/2020 16:22

      Turqia permua ka te drejt se keta greket jan rracista

  • Dhimitraqi: 12/08/2020 19:02

    Ne jemi Shqiptare sa per emra si Greket si Turqite per ne njedhoje jane. Pore Turqia ashte superfuqi bile per Greket ashte amen

    Përgjigju
  • Abdullah Islami: 12/08/2020 14:40

    Turqia dhe mentaliteti Turk eshte nje semundje e pasherueshme e mesdheut. Poshte turqit injorante.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 11/08/2020 20:42

    Me turqit krujeni se mir do ju boj por pyteni mir ate prapanice se ai i gjujti avionit rus dhe jo mo juve qe nuk ju llogarit fare po te shofim ......

    Përgjigju
    • Abdullah Islami: 12/08/2020 14:47

      Ore ti delinquent je me ne apo me arushen. Perse ju del zot turqeve ! A e di sa te trashe jane, verem te degjosh çfare emrash kane te iken truri. Dakort, therriti mendjes. Zgjidh ose me ne, ose me arushen.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?