Tensionet Turqi-Greqi/Pritet javë tensionesh në Mesdheun Lindor (VIDEO)

24 Gusht 2020, 11:59| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 14:51

  • Share

Nga sot pritet një javë me zhvillime tejet kritike mes Turqisë dhe Greqisë përsa i përket situatës në Mesdhe, kjo sidomos pas njoftimit të ‘Navtex’ për zgjatjen deri më 27 gusht të misionit kërkimor të anijes turke ‘Oruç Reis’, njoftim i cili u bë vetëm pak orë para përfundimit të misionit të saj. 

Një vendim i tillë u konsiderua si një ngacmim më shumë për Athinën zyrtare, e cila është e gatshme të përdorë të gjitha armët e saj diplomatike për ta bërë Turqinë të tërhiqet mbrapsht.  

Gjatë ditës së sotme pritet diskutimi në parlamentin grek për marrëveshjen e 6 gushtit, mes Greqisë dhe Egjiptit, marrëveshje e cila nuk njeh asnjë të drejtë territoriale të Turqisë, në zonën ku aktualisht ajo po zhvillon kërkime për gaz.

Po ashtu në të njëjtën ditë, Athina do të zhvillojë stërvitje ushtarake në të cilat do të marrin pjesë Forcat Ajrore Greke dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjatë dhjetë ditëve në vijim, pjesë e trainimeve do të jenë edhe Italia, Franca dhe Rumania.

Ditën e nesërme, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojë Athinën dhe Ankaranë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin më të fundit. Gjithashtu të premten Bashkimi Europian do të zhvillojë një mbledhje tjetër, për të vendosur se çfarë vendimesh duhen marrë në rast se Turqia nuk heq dorë nga pretendimet e saj për kërkime gazi dhe nafte në ujërat detare greke.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Ceni: 24/08/2020 13:09

    Erdogani po kalon shume hunj por njeri do ti ngulet aq fort sa veshtire do ta kete per ta nxjerre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?