Bota

Tensionet SHBA-Francë, nënpresidentja Harris vizitë zyrtare në Paris

9 Nëntor 2021, 23:02| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 23:04

  • Share

Nënpresidentja Kamala Harris ka filluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Francë që synon përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve u vë në dukje nga vetë Harris pas deklartës që mbjati pasi mbërriti në Paris.

Të enjten, ajo pritet të vizitojë varrezat e të rënëve amerikanë në Suresnes, që përkon me një ceremoni ditën e fundit të Luftës së Parë Botërore.Teksa pritet që të mbahet edhe Forumi i Paqes, ku Harris do të përfaqësojë administratën e presidentit Joe Biden.

Nënpresidentja Harris do të vizitojë fillimisht Institutin Pasteur për të theksuar bashkëpunimin e gjatë shkencor mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Ajo do të takohet me shkencëtarë francezë e amerikanë që punojnë për të luftuar COVID-19 në të gjithë botën.

Kujtojmë që arrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan pasi Australia anuloi një marrëveshje prej 65 miliardë dollarësh për të blerë nëndetëse nga Franca, duke u bërë pjesë e një tjetër marrëveshjeje sipas së cilës, Australia do të ndërtojë nëndetëse bërthamore, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Takimi i zonjës Harris me Presidentin francez Emmanuel Macron vjen pas një takimi që presidenti Joe Biden pati një muajin e kaluar në Romë me homologun e tij Emmanuel Macron në kuadër të takimit të G20. Në këtë takim dukej sikur u arrit një paqe mes liderëve, ku Biden deklaori se SHBA u tregua e ngathët në trajtimin e kësaj çështjeje.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?