Tensionet Serbi-Kosovë, ish-presidenti Alfred Moisiu kritikon evropianët: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qengj

20 Qershor 2023, 14:42| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 15:11

  • Share

Nga Shkodra, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrel nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”- tha Moisiu, ish president i Shqipërisë

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë, Moisiu kishte kritika edhe për klasën politike në vendin tonë.

“Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim. Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. Një dëm të madh na bën korrupsioni. Është interesant se ato që çirren më shumë për luftën ndaj korrupsionit janë kapot e korrupsionit. Reforma në drejtësi ishte një arritje, por po ecën shumë avash dhe ka dy defekte. Kur flet drejtësia, politika hesht. Gjithmonë politika ka luajtur rolin e akrepit, ka helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar.”- tha Mosiu.

Ish-Presidenti Moisiu i bëri këto deklarata teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

 

Ora 15:33
Përplasje mes serbëve në veri të Kosovës! Protestuesit kundërshtime ndaj nënkryetarit të Partisë Popullore: Ku ishe kur kishim nevojë për ty

Serbët nga Zveçani kanë kundërshtuar sot nënkryetarin e Partisë Popullore Miroslav Aleksiç, i cili bashkë me Aleksandër Jovanoviç Ćuta, kishin shkuar për vizitë në veri, pas tensioneve dhe protestave të shumta.

Kundërshtimet më të forta erdhën nga dy gra që i kërkuan llogari Aleksiçin dhe Ćutën për mungesën e tyre në momentin kur populli serb në Zveçan kishte me tepër nevoje për ta.

“Të gjithë të tjerët na mbështetën, që nga presidenti e tutje. Dhe në çdo gjë. Kemi ardhur këtu për të mbrojtur vendin tonë të punës. Nuk jemi me detyrim, secili ka ardhur këtu me vullnetin  e lirë . Ne kemi presidentin tonë dhe vendin tonë për të na mbështetur”, i thane gratë Aleksiçit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 20/06/2023 15:39

    OK GJENERAL: 1.BE në mëse 100 vite nuk ka zgjidhur por komplikuar probleme me Shqiçëtarët. 2.Kosova duhet të kishte kërkuar që në fillim drejtimin e bisedimeve KOSOVË-SËRBI nga AMERIKA. 3.Magjithatë KM A.Kurti nuk po zbaton edhe porosit AMERIKANE..sipas marrëveshjeve të miratuara më parë. 4.Sa i përket REFORMËS NË DREJTËSI ajo ka dështuar përfundimisht.Popullit nuk i duhen arrestimi pashkëve të vegjël dhe vetëm MAJTAS.Por sekuestro pasurisë së grabitur 1990-2022 mbi 350 mild.$..! -Ku vajti pasuria ushtarake mbi 130 mild.$ GJENERAL..!? -Kush e shkatërroi mbi 500 nd/je e Institucione GJENERAL..!? -Pse i korruptuari madh,Dhunuesi Demokracisë,Shpërfills i drejtësisë,Shpifsi me retorikë helmuese..i shpallur non grsta nuk dënohet GJENERAL..!? -E majta qëndron në pushtet se nuk ka OPOZITË GJENERAL..! -Ju dhe Z.Rexhep Qose keni tn se EDI RAMA ËSHTË KM MË I MIRË NË 32 VITE ..A qëndron kjo tanimë Gjeneral..!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?