Tensionet në verit të Kosovës, Balliu i Rithemelimit: Vuçiç si Putini i Ballkanit

1 Gusht 2022, 09:28| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 09:32

  • Share

Klevis Balliu i ‘Rithemelimit’ ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, për reciprocitetin e targave dhe të letërnjoftimeve. Balliu shkruan se Vuçiç është Putin i Ballkanit dhe se me gjuhën e Millosheviçit ka paralajmëruar Perëndimin se nëse qeveria e Kosovës kalon Ligjin e Reciprocitetit, presidenti Serb do të kthejë një përgjigje të ashpër ndaj këtij ligji të një shteti sovran.

‘Vuçiç Putini i Ballkanit! Serbia e Vuçiçit të Millosheviçit ka vendosur bllokadë në territorin e Republikës së Kosovës. Me këtë akt Serbia vërteton se i mbetet dhe vazhdon ideologjinë e Millosheviçit.

Vuçiç ka paralajmëruar me gjuhën Millosheviçjane Perëndimin se nëse qeveria e Kosovës kalon Ligjin e Reciprocitetit, Presidenti Serb do të kthenjë një përgjigje të ashpër ndaj këtij ligji të një shteti sovran.

Europa dhe bota demokratike duhet ta shikojnë dhe të kuptojnë qartë që Vuçiçi nuk është asgjë më shumë apo më pak se një Putin i vogël me dashuri për Millosheviçin, që si themel të politikave të tij ka luftën dhe racizmin.

Vuçiç dhe aleatët e tij në Ballkan janë rrezik për stabilitetin në rajon. Deri më sot Vuçiç dhe aleatët e tij kanë arritur të fshehin planet e vërteta të tyre nëpërmjet nismave si Ballkan i Hapur dhe fotografi me politikanë perëndimor. Serbia e Vuçiçit nuk ka asnjë ndryshim nga Serbia e Millosheviçit.’- shkruan Balliu.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?