Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Tensionet në veri të vendit, Haradinaj: Dyshimet janë se Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën

14 Nëntor 2022, 22:48| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 22:51

  • Share

Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ky i fundit duket sikur kishte skenar për ndarjen e Kosovës.

Duke komentuar situatën në veri të Kosovës, në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se Kurti kishte vënë në vështirësi marinsat amerikanë në veri të vendit, me vendimin për targat e makinave.

 “Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e çon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën. Pra duket sikurse një skenar i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”-tha ish kryeministri. 

Haradinaj tha se mungesa e veprimeve të koordinuara me SHBA-të u kishin dhënë serbve një justifikim për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

"Veprimet e pakoordinuara me SHBA-në u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, deklaroi më tej Haradinaj.“Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Është dashur të zbatohet ajo që njihet si “soft power”- u shpreh Haradinaj. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 14/11/2022 23:20

    Jo vetem rrot mullini,kokra injorantit por do te besh edhe rolin e lehaqenit antishqiptar dhe tere kjo per pushtet e hajni. Mos u ngopsh kurre mor injorant. ALBIN KURTI ESHTE SIT PER SOT DIGA E PAKALUESHME NGA BEOGRADI DHE LEHAQENTË E PRISHTINES E TIRANES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?