Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka dënuar tensionet në veri të Kosovës, ku u vra 1 polic dhe u plagosën 2 të tjerë, të cilën e kanë quajtur akt terrorist.
Ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjarëve të policit të vrarë. Në reagimin për shtyp, PDIU-ja thotë se Presidenti i Republikës Bajram Begaj “duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës”.
Si përfundim ata thanë se ky ishte tamam një rast që jo vetëm që duhet solidarizim por duhet të ketë edhe reagime mbarëkombëtare.
“Ngjarjet e ditës së sotme në veri të Kosovës po trondisin gjithë opinionin shqiptar. PDIU dënon me forcë sulmin terrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë një pjestar dhe u plagos një tjetër anëtar i policisë së Kosovës. PDIU shpreh ngushëllimet e saj për jetën e humbur të policit të vrarë në krye të detyrës dhe lutemi që i plagosuri të përmirësohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, të jenë në kontakt dhe në mbështetje të shtetit të Kosovës. Presidenti i Republikës duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës. Përshkallëzimi i dhunës është strategji e Serbisë në dëm të Kosovës dhe sigurisë në rajon. Ky është rasti që jo vetëm të solidarizohemi por të kemi një reagim mbarëkombëtar”, deklaroi PDIU.
Lajmi kryesor:
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
S.S/ReportTv.al