Tensionet në mbledhjen e kryesisë në Vlorë për listat e kandidatëve, reagon PD: Leskaj nuk është dorëhequr, shpifje e Ramës

9 Mars 2021, 23:19| Përditesimi: 9 Mars 2021, 23:21

  • Share

PD ka reaguar pas lajmit se drejtuesi i qarkut të Vlorës në këtë qart Bujar Leskaj është gati të dorëhiqet sepse ka pakënaqësi me listën e kandidatëve të bërë nga kreu i PD Lulzim Basha.

Sipas PD lajmi i dorëheqjes së Leskajt është i pavërtetë dhe se ai është në krye të detyrës. Ndërkohë vetë Leskaj nuk ka bërë asnjë reagim publik që pas publikimit të listave.

“Lajmi per doreheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj eshte i pavertete. Eshte nje shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj eshte ne krye te detyres, ne udheheqje te ekipit fitues te PD ne qarkun Vlorë”, thotë PD.


Lajmi kryesor:

Trembet nga kandidatët e PS? Mbledhje me tensione në Vlorë, Bujar Leskaj drejt dorëheqjes pas pakënaqësive nga lista e PD! Basha dërgon Agron Kuliçajn


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?