Tensionet në kryesinë e Kuvendit, Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: S’kam lidhje me avokatinë e kolegeve deputetë, kush ka vjedhur të shkojë në burg

6 Nëntor 2023, 21:23| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 07:01

  • Share

Hipjen e deputetëve mbi kangjella dhe futjen nga dritaret në kryesinë e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste e Arben Pëllumbi i ka cilësuar si strategji të opozitës për të acaruar situatën politike në vend dhe kjo vjen vetëm për atë që ka ndodhur me SPAK.

I ftuar në studion e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Pëllumbi u shpreh se demokratët me veprimet e fundit e kaluan vijën e kuqe.

“Nëse në mendjen e ftohtë të gjithsecilit do të mbizotërojë ligji, këto skena nuk do i kishim, por kjo që ndodhi sot, nuk është se nuk pritej, por nuk pritesh ndoshta këto ekzaltimet dhe futjet nga dritarja, por mesa duket PD nuk lë asnjëherë pa surprizuar. Por gjërat kanë një lidhje dhe është një strategji e PD-së për të acaruar situatën politike që vjen edhe për situatën e re që ka ndodhur apo që pritet që të ndodhë me SPAK-un. Ju i keni kaluar vijat e kuqe, shikoni tek vetja, mos i kërkoni tek të tjerët, hallet dhe problemet i keni brenda jush. Ju keni provokuar në historinë tuaj deri tek vrasjet dhe gjakosjet” tha ai.

Nga ana tjetër demokrati Saimir Korreshi u shpreh se nuk ishte i përjashtuar nga punimet e Kuvendit dhe dera për të ishte e mbyllur. Ai tha se nuk ka halle personale dhe se nuk bën betejë për problemet e Sali Berishës, referuar dosjes “Partizani”.

“Nuk kam lidhje me avokatinë e kolegëve deputetë. Nuk ka pasur ndonjëherë parlamenti shqiptar që të mbyllë dyert e deputetëve të opozitës. Ju shikoni pasojat e hipjes nga dritarja, por duhet të pyesni pse nuk u lejua Saimir Korreshi që të futet në parlament, por u detyrua që të marrë hekurat. Kush e dha urdhrat? Cili nga gardisti komandoi të tjerët dhe kush e dha urdhrin. Kjo nuk ka nisur si pasojë e problemit personal Berishës. Ishte më herët sesa arrestimi i dhëndrit të tij nga SPAK-u. Kush ka vjedhur të shkojë në kokërr të burgut” tha ai.

Rithemelimi vijoi sërish sot strategjinë e kaosit duke e bërë të pamundur punën në komisione parlamentare. Garda në mëngjes ndaloi hyrjen në Kryesinë e Kuvendit të 8 deputetëve të përjashtuar, por një pjesë kaluan kangjellat e më të shumtët hynë nga dritarja. Socialistët u detyruan t’i mbledhin komisionet online.

Ora 22:35
Tre kushtet e opozitës/ Deputeti socialist përplaset me Shabanin: Mos më trego mua ti kushtetutën

 

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv kërkoi që demokratët të rishikojnë objektin e komisionit që kërkojnë.

“Dosja McGonigal nuk është çështje në Shqipëri, ajo hetohet në Amerikë. Kur “arma” e komisionit hetimor është ngritur në dorë të opozitës nuk është automatike. Po të ishte automatike. Pse kjo gjë kalon në Konferencën e Kryetarëve dhe votohet në seancë? Po të ishte automatike nuk ndodhet kështu. Komisionet hetimore kanë një ligj të veçantë. Kur ne kemi qenë në opozitë kemi kërkuar një komision për institucionet e sigurisë, qeveria nuk pranoi. Gjykata e Kushtetuese na tha që ju keni të drejtë, por komisioni që kërkoni është jashtë tagrit dhe ju keni gabuar tek objekti i saj. Ligji për komisionet hetimore është i vjetër dhe duhet rishikuar Ne u kemi thënë rregulloni objektin dhe silleni” tha ai.

Kreu i nismës Thurje, Endri Shabani tha se PS po e mban peng me qëllim ngritjen e komisioneve që kërkon opozita duke shkelur Kushtetutën, ndërsa tha më tej se manipulimi i palës tjetër është për qëllimin.

“Nëse nuk do të kishim televizor do ta merrnin vesh? Jo. Ky është një cirk që po zhvillohet, i kanë shkuar kamerat atje. Në vend që të flasim për një vendim në raport me Shqipërinë për një marrëveshje që duhet të ishte konsultuar dhe sqaruar, përfitimet dhe rreziqet, ne flasim për hallet e Berishës, kujt po i hyn në xhep? Spektakël. Të dyja palët përfitojnë. Berishës i duhet një alibi, dhe Edi Rama që po ia jep. Nëse Rama nuk do ta donte këtë mund ta kishte hequr këtë, duke i dhënë opozitës një të drejtë kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore”.

“Unë e kuptoj që të intereson që publiku të mos ta dijë”- i tha Shabani, socialistit Arben Pëllumbi duke vijuar më tej, “në krye qëndron Kushtetua! Mirë do të ishte ta dije, por po ta shpjegoj. Nëse Kushtetuta thotë se me ¼ hapet komisioni hetimor, këtu mbaron diskutimi. Të gjitha të tjerat janë teknakalitete për t’ja hequr opozitës. Manipulimi i palës tjetër është për qëllimin. Komisionet hetimore nuk janë prokurori, atë e bën SPAK-u. Komisionet hetimore japin mundësi për të përmirësuar legjislacionin” tha ai.

“Nuk të lë fare të flasësh kështu me këtë gjuhë. Nuk ke çfarë më tregon fare ti mua për Kushtetutën” reagoi Pëllumbi.

 

Ora 22:24
Rithemelimi shkakton kaos në Kuvend, Pëllumbi: Na u hodhën në fyt, këtu ka rrezik se vritesh

 

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi deklaroi te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se nuk ka siguri për jetën dhe se u ndje i kërcënuar.

“Këtu ka rrezik të vritesh, desh na vranë herën e kaluar. Po thereshim. Nuk kam siguri fizike. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që krahu këtej (grupi i PD) të kalonte vijën dhe të hidheshin në fyt (në parlament). Nuk ka ndodhur që në Kryesinë e Kuvendit të vinin dhe të shqyenin dyert” tha ai.

Për deputetin demokrat refuzimi i PS-së për tre kushtet është me qëllim. “Kjo është e qëllimshme dhe ka një skenar pas. Po na marrin si fshesaxhinjtë duke u tallur me ne”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 06/11/2023 23:20

    Ore kujdes me "vijen" sic thote shoku Pellump (i Riu)!!! Apo Balluk (e Reja) apo Koleka (i Nipi) apo Rama (i Riu). Qeveri e pykave ( te rinj...) sic thonte hiresi Noli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?