Tensionet në kryesi, Bardhi: Të vendosur që të mos lejojmë zhvillimin normal të parlamentit! Sot kishte 100 forca të gardës

1 Nëntor 2023, 14:26| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 14:55

  • Share

 

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të parlamentit. Bardhi tha se sot kishte 100 forca të gardës që kanë marrë në mbrojtje deputetët e PS-së.

'Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës.’- tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rithemelimi nuk heq dorë nga dhuna e kaosi! Tensione në Konferencën e Kryetarëve, bllokon edhe 'Ekonominë'


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?