Bota

Tensionet mes Izraelit e Palestinës shkaktojnë protesta nga Australia në Belgjikë

15 Maj 2021, 15:47| Përditesimi: 15 Maj 2021, 15:49

  • Share

Luftimet në Gaza e përplasjet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar reagime në shumë shtete pro Izraelit apo pro Palestinës.

Në një protestë të organizuar në Bruksel rreth 100 protestues pro palestinezë janë mbledhur për të shprehur zemërimin e tyre para ambasadës izraelit në Bruksel.  Për rreth një orë protestuesit kënduan dhe valëvitën paqësisht flamuj palestineze.

“Ndihem sikundër çdo njeri do të ndihej. Zemërim, inat, dëshpërim, të pashpresë”, u shpreh Nadine Naffah, një mbështetëse palestineze në protestën në Bruksel.

Rreth 4.000 njerëz u mblodhën përpara ambasadës izraelite në Kopenhagen për të protestuar kundër operacioneve ushtarake izraelite në territoret palestineze dhe policia daneze përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë pjesëmarrësit pasi një grup i vogël protestuesish përdorën gurë dhe fishekzjarrë kundër policisë.

Edhe në Stamboll ka pasur protesta ku rreth 300 myslimanë në Stamboll mbajtën një lutje simbolike për palestinezët e vrarë në përshkallëzimin e fundit të dhunës në Jerusalem dhe Rripin e Gazës.

Mijëra myslimanë të udhëhequr nga aktivistë nga një parti politike islamike demonstruan të premten në kryeqytetin e Bangladeshit për të denoncuar sulmet e Izraelit në Gaza.

Një tubim është mbajtur edhe në Melburn të Australisë . Ku mijëra qytetarë u grumbulluan për të kërkuar ndaljen e konfliktit.

Solidaritet e mbështetje ka pasur edhe për Izraelin nga shtete të ndryshme sikundër SHBA, Ukraina apo Austria.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?