Kryeministri Edi Rama dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Tensionet me Rusinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni sa më parë nga Ukraina

12 Shkurt 2022, 12:31| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 13:18

  • Share

Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusa mund të sulmoje Ukrainën javën që vjen, Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të largohen sa më parë nga Ukraina. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme, thekson se po ndjek me vëmendje zhvillimet pranë kufirit ukrainas, dhe duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.  Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27;  +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected];   [email protected] [email protected] Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.’- njofton MEPJ.

Edhe SHBA dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Ukrainë, pasi në rast fillimi lufte do e kenë të pamundur evakuimin e tyre.  Po sot gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” shkruan se pushtimi mund të ndodhë ditën e mërkurën. 

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë se Shqipëria do të ketë rol aktiv në vendimmarrjen në Këshillin e Sigurimit në lidhje me tensionet Ukrainë-Rusi. Përmes qëndrimeve të unifikuara me SHBA, Shqipëria do të ketë bashkëautorësinë në planet për paqe dhe qëndrimeve lidhur me këtë konflikt.

Rusia, e cila ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetik. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Imazhe satelitore të publikuara nga një kompani private amerikane tregojnë dislokime të reja ushtarake ruse pranë Ukrainës. Përveç 8,500 trupave që janë vendosur tashmë në gatishmëri për t'u dislokuar në Evropë nëse është e nevojshme dhe 3,000 trupave që administrata e Shteteve të Bashkuara po dislokohen në Poloni dhe Rumani.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bert: 13/02/2022 11:07

    ikni sa me shpejt edhe hajdeni ne shqiperi se ju pret nje lufte tjeter me ed palloshin, ah ju jeni budallenj, po ku ka njeri guxim ti afrohet rusit, edhe amerika kot e ka qe nxit lufte, rusia as qe ka nder mend te filloj lufte, amerika e shkret e mbytur nga borxhet, inflacioni, covid, cmime marramendese, papunesi, kerkon te hapi lufte qe te filloj MONEY PRINTING

    Përgjigju
  • Komandant Bermema: 12/02/2022 17:24

    Qeni qe leh ham ham nuk te ha. Edhe Putini nga ata qen eshte.

    Përgjigju
  • Fevor: 12/02/2022 15:47

    Trump president = 0 lufte nga histeriket anglo-sakson, vjen ky palla dhe deep state me zgjedhje te vdekura rrezik per lufte boterore, inflacion mbi 10%, krize ekonomike, energjitike etj. Hani mut o popull si ne Amerike si ne Europe. U sollet si cakenj me kokverdhin dhe ju erdhen Bankierat Sioniste ne krye perseri te etur bashke me kuroren Angleze per lufte, e car lufte, zhdukjen e rraces se bardhe. Perseri nje gjenocid ne Ukraine, perseri Gjermania e poshter qe nuk beri asgje te krijonte nje Shqiperi te madhe per te ekuilibruar Ballkanin e shmamgte luftrat do perfitoj bashke me gjith Perendimin miliona refugjate qe te punojne ne ekonomite e tyre. Perendimi po e shkaterrron boten. Nen Bashkimin Sovjetik Shqiperia u TREFISHUA si popullate, ndertoi ura e diga e qe pa borxhe. Sot kemi vec kurvllik, oligarke te qelbur qe vec importojne e ulje drastike te popullsise. Por se paku blloku gumezhin.

    Përgjigju
  • Loni: 12/02/2022 14:30

    Si duket, sapo mori vesh Putini qe SHBA thirri per ndihmen Edi Ramen, e nxitoi pushtimin. Perndryshe nuk spjegohet. Por ngaqe ende nuk e ka bere gati fjalen shoku Rama, si shoku Enver njehere e nje kohe qe ja numeroi Hurshovit, perfiton Putini. Sidoqofte, Putini nuk ka nevoje te pushtoje ne kale te ngordhur, sic eshte Ukrahina. Ai po kerkon pazar. Dhe sigurisht, te tallet nje cike me perendimin qe eshte komplet ne atobus. Kjo lloj krize artificiale nxjerr ne pah dobsine e Biden dhe do te ndikoje ne kandidimin e tij te dyte per president. Ndoshta ky eshte qellimi i Putinit. Te tregoje se sa strateg eshte.

    Përgjigju
    • hes: 13/02/2022 11:08

      edhe edi rama me trimereshat xhacka dhe kodheli, do i afroj amerikes 2 tanke dhe 6 mitroloze

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?