Asambleja e Këshillit të Evropës

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, diskutime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

23 Janar 2023, 09:09| Përditesimi: 23 Janar 2023, 09:22

  • Share

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një ndër çështjet që do diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës.

“Ka pasur gjithashtu kërkesa për një debat urgjent mbi ‘Sulmet kundër punonjësve të shërbimit publik’, dhe për debate për çështjet aktuale mbi “Tensionet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit”-thuhet në njoftim.

Në sesionin, i cili do të nis ditën e sotme dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023 do të diskutohen aspektet ligjore të drejtave të njeriut, si dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Takimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që është dhe i pari për vitin 2023 do të fokusohet po ashtu në mbrojtjen e mjedisit në kohë konflikti të armatosur, si dhe në Konventën e Stambollit për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna në familje.

Tensione, rrugë të bllokuara në veriun e Kosovës, këmbime akuzash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por edhe shtimi i përpjekjeve ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, përshkuan vitin 2022 në Kosovë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?