Emmanuel Macron dhe Scott Morrison

Bota

Tensionet e Francës dhe Australisë arrijnë në banalitete, publikohen SMS-të e liderëve për çështjen e nëndetseve

3 Nëntor 2021, 03:20| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 03:24

  • Share

Përplasja e Francës dhe Australisë për çështjen e nëndetset duket se po ‘zien’ akoma në arenën ndërkombëtare. Pas disa akuzave të reja rreth australianëve nga Presidenti francez Macron mbi "metodat shumë të pahijshme", mediat austrialiane kanë publikuar disa mesazhe private mes tij dhe kryeministrit australian Scott Morrison.

Por zbulimi i mesazhit me tekst të martën zbulon se Macron nuk ishte edhe aq i befasuar nga vendimi I cili ende nuk kishte dalë zyrtarisht, madje dukej si nxitës, deri diku edhe provokativ.

“A duhet të pres lajme të mira apo të këqija për ambiciet tona të përbashkëta të nëndetëseve?”, thuhet në SMS-në e dërguar Morrison 48 orë përpara njoftimit zyrtar për anulimin e kontratës, i cili u bë në një konferencë shtypi.

Në shtator Australia nënshkroi një pakt me Mbretërinë e Bashkaur dhe SHBA i emëruar AUKUS në të cilin do të kundërshtohej hapur Kina duke ‘sakrifikuar’ marrëveshjen miliona dollarëshe me francezët. Kjo gjë shkaktoi krisjet e para mes dy shteteve në përpjekje aleance dhe jo vetëm. Franca gjithashtu tërhoqi ambasadorët shumë shpejt nga shtetet pjesëmarrëse në AUKUS. Pavarësisht se u kthye herët nga vendimi primar lidhur me shtetet negociuese me Australinë, Franca ende nuk ka një ekulibër paqësor me të, këtë detaj e vuri në dukje edhe Presidenti amerikan Joe Biden i cili pranoi pak ditë më parë në samitin e klimës G20 në takimin me Macron që superfuqia amerikane është treguar ‘e ngathët’në këtë çështje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?