Pamje pas shpërthimeve

Tensionet dhe pasiguria e krijuar pas shpërthimeve me granata dore, në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës

8 Dhjetor 2022, 09:31| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 09:34

  • Share

Nuk dihet ende nëse do të krijohen kushtet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e Veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Mbrëmjen e djeshme u raportuan sërish tensione në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë ku u raportua se pati shpërthime me granatë dore.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të dekretuara për datën 18 dhjetor, institucionet e Kosovës, duke nisur nga presidenca deri tek qeveria, janë në pritje të vlerësimi të situatës së sigurisë nga ana e policisë.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se nuk ka kushte për një proces të tillë. Zgjedhjet "nuk mund të mbahen me zor", tha edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi. Tensionet nisën pasditen e 6 dhjetorit, ku në zyrat e disa prej zyrave komunale zgjedhore u dëgjuan 6 shpërthime në total, 2 në Zubin Potok dhe 4 në Mitrovicë të Veriut.

6 dhjetor, efektivë të Policisë së Kosovës, të EULEX-i u vendosën para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut pas raportimeve se brenda ambienteve të zyrës kishte bombë. Pas kësaj në vendngjarje mbërritën forcat e KFOR-it. Pas disa minutave u dëgjua një shpërthim i fortë dhe më ekipet e KFOR-it u larguan nga vendngjarja. Mediat raportojnë se është realizuar një shpërthim i kontrolluar i bombës.

Ora 13:06
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Kurti po kërkon të shpërngulë serbët nga Kosova

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç duke komentuar në mediat serbe tensionet në veri të Kosovës, shprehet se po u dërgohet  edhe një herë mesazh serbëve se nuk janë të mirëpritur. Ai ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën një sërë veprimesh të njëanshme që synojnë destabilizimin dhe mosrespektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Kjo është në vazhdimësi,  para së gjithash të shkaktuara nga veprimet e njëanshme të administratës në Prishtinë. Fatkeqësisht edhe mbrëmë ka pasur shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën më të ndjeshme të Mitrovicës Veriore, duke qenë se atje ka popullatë të përzier dhe tensionet janë vazhdimisht të pranishme”, thotë Vuçeviç.

“Gjithçka që po bën Albin Kurti ka për qëllim pastrimin e Kosovës nga serbët”, u shpreh ai.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?