Tensionet dhe dhuna, Presidenti brazilian Lula: Fashistët do të ndëshkohen"

8 Janar 2023, 22:32| Përditesimi: 8 Janar 2023, 22:33

  • Share

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva i përshkroi ngjarjet që po ndodhin në Brasília si "barbare" dhe i quajti protestuesit e Bolsonaros që shkelën ndërtesat qeveritare "fashistë".

“Këta njerëz janë gjithçka që është e neveritshme në politikë, për të pushtuar selinë e qeverisë, selinë e Kongresit dhe selinë e Gjykatës së Lartë si vandalë të vërtetë duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre”, tha Lula.

Lula tha gjithashtu se kishte një “mungesë sigurie” dhe tha se “të gjithë njerëzit që e bënë këtë do të gjenden dhe do të ndëshkohen”.

Presidenti mbajti konferencën për shtyp në Araraquara, Sao Paulo, ku kishte vëzhguar zonat e dëmtuara nga përmbytjet e mëdha.


Lajmi kryesor:

Tensione në Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, rrethojnë pallatin presidencial! Nuk pranojnë humbjen në zgjedhje (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?