Pamje nga shkolla

Kosova & Rajoni

Tensione në Kamenicë: Mblidhen dhjetëra banorë, bllokojnë derën e hyrjes në një shkollë! Policia përdor spraj

23 Maj 2021, 15:19| Përditesimi: 23 Maj 2021, 15:21

  • Share

Banorët e fshatit Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës për të mos e lejuar futjen e invertarit për fëmijët parashkollorë, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur spraj. Policia tha se se pranë shkollës janë tri patrulla policore dhe për shkak të tensioneve janë sulmuar edhe zyrtarët komunalë. Më pas policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj.

“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fsh-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë, banorëtt e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qellim për mos t’i lënë zyrtarët komunalë që të vendosin brenda kesaj shkolle inventarin për fëmijet parashkollorë. Në vendin e ngjarjes jane tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenje pakqënaqesie ku me kete rast janë sulmuar zyrtarëtt komunalë ku është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policore”, tha policia për mediet në kosovë.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve, ndërsa kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj  në reagimin e tij ka thënë se “në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale” .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?