Bota

Tension në marrëdhëniet me Libanin, Arabia Saudite: 48 orë kohë për të tërhequr ambasadorin tuaj

30 Tetor 2021, 16:34| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 16:39

  • Share

Arabia Saudite i ka dhënë 48 orë afat ambasadorit të Libanit që të largohet nga vendi për shkak të komenteve ofenduese që qeveria ka marrë nga një ministër libanez. Ndërkohë si një tjetër masë ndëshkuese, Arabia Saudite ka pezulluar të gjitha importet që vijnë nga Libani.

Ministri libanez i informacionit, George Kordahi, në një intervistë e quajti Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) agresorë në luftën me Jemenin.

Mbi këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga kryeministri i Libanit, Najib Mikati, i cili ka shprehur keqardhjen për vendimin e marrë nga qeveria e Arabisë Saudite, teksa shpreson se ata do ta rishikonin këtë masë. Ndërkohë, sipas qeverisë libaneze, pikëpamjet e ministrit nuk përfaqësojnë qëndrimin e saj.

Liga Arabe tha ditën e djeshme se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve mes palëve dhe u kërkoi vendeve të Gjirit të reflektojnë mbi masat në mënyrë që të shmangen efektet negative në ekonominë e Libanit.

Prej shtatë vitesh, një koalicion ushtarak i shteteve arabe kryesisht sunite, i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka luftuar kundër lëvizjes rebele myslimane shiite, Huthi në Jemen. Arabia Saudite është përballur me kritika ndërkombëtare.

Grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, i cili gjithashtu mbështet rebelëtHuthi në Jemen, ka rritur fuqinë në Liban. Hezbollah është shpallur grup terrorist nga shumë vende në botë, përfshirë Kosovën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?