Placido Domingo

Tenori i njohur Placido Domingo: Jam pozitiv me COVID-19

22 Mars 2020, 19:11| Përditesimi: 22 Mars 2020, 19:14

  • Share

Tenori i njohur Placido Domingo ka shkruar në një postim në rrjete sociale që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19. Ai u ka tërhequr vëmendjen edhe fansave që të jenë të kujdesshëm

"Ndiej se është detyra ime morale t'ju bëj të ditur se kam rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Unë dhe familja jemi të gjithë në vetizolim derisa të jetë e nevojshme sipas këndvështrimit të mjekëve", shkruan në facebook, Placido Domingo.

Aktualisht, shkruan tenori, "jemi të gjithë mirë me shëndet, por kam pasur simptomat, ethe dhe kollë, prandaj vendosa të bëj testin edhe kam rezultuar pozitiv. U kërkoj të gjithëve që të jeni ekstremisht të kujdeshëm, edhe të ndiqni këshillat bazë, të lani duart, të mbani më së paku një distancë prej 2 metrash nga të tjerët, të bëni të pamundurën për ndalimin e virusit, e mbi të gjitha qëndroni në shtëpi nëse është e mundur".

Së bashku, shton Domingo, "mund ta mposhtim këtë virus dhe ta ndalim këtë epidemi botërore, duke shpresuar që së shpejti t'i kthehemi jetës së përditshme. Ju lutem ndiqni këshillat dhe ligjet e qeverisë lokale te secilit, për të qenë të mbrojtur vet edhe i gjithë komuniteti".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?