Festa e Stefanos Tsitsipas

Tenis/ Tsitsipas vendos kurorën e tretë, mposht 2-0 Ruud në finale dhe fiton turneun e Monte Carlos! Greku rikthehet në "top 10"

14 Prill, 17:32| Përditesimi: 14 Prill, 17:33

  • Share

Stefanos Tsitsipas është për herë të tretë në karrierë fituesi i ATP Monte Carlos në tenis. Greku mundi në finalen e kësaj të diele Casper Ruud me rezultatin 2-0 (6-1, 6-4 me sete) për t'u rikthyer mes dhjetë tenistëve më të mirë në botë.

Ndeshja - Setin e parë greku e fitoi me rezultat 6-1 në 35 minuta me norvegjezin që 'mungonte' në fushë për një pjesë të mirë të tyre. Pas pushimit të parë Tsitsipas mori revansh, duke mposhtur norvegjezin edhe në shërbimet e tij.

Në setin e dytë, Ruud i cili dje kaloi në gjysmëfinale numrin një të botës, Novak Djokovic, u përpoq duke e dërguar setin në 3-3, para se Tsitsipas të fitonte duelet në fushë.

Me rezultatin 2-0 me sete, Tsitsipas që dje mposhti Sinner në gjysmëfinale bëhet për herë të tretë kampion i ATP në Monte Carlo dhe me pikët e siguruara ngjitet nga vendi i 12-të në atë të 7-të në renditjen e përgjithshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?