Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev

Tenis/ Talenti italian 'zhdëp' serbin Djokovic, finalja e 'Australian Open' mes Sinner dhe Medvedev

26 Janar, 19:05
  • Share

MELBURN - Finalja e "Australian Open" në tenis për këtë vit do jetë mes Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev. Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar sot, Jannik Sinner shkroi historinë e tenisit në Itali duke u bërë italiani i parë që kualifikohet në finalen e 'Australian Open'.

Në Melburn, 22-vjeçari mposhti numrin një të botës Novak Djokovic me rezultatin 3-1 (6-1, 6-2, 6-7, 6-3).  Për herë të parë në karrierën e tij, Sinner arrin aktin e fundit në një Slam dhe e bën këtë me një paraqitje të jashtëzakonshme përballë Djokovic.

Në gjysmëfinalen e dytë, rusi Daniil Medvedev ia doli të marrë biletën e fundit për në finale. Rusi mundi me përmbysje Sascha Zverev me rezultatin 3-2 (5-7, 3-6, 7-6, 7-6, 6-3) në një sfidë maratonë që zgjati 4 orë e 19 minuta.

Medvedev shkon në finalen e tretë në katër vitet e fundit në Melburn dhe do të diskutojë titullin me Sinner. Zverev fitoi dy setet e para, por rusi arriti të përmbysë gjithçka, duke fituar tre setet pasardhëse dhe gjithë takimin 3-2.

Finalja e madhe e "Australian Open" do zhvillohet të dielën e 28 janarit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?