Jannik Sinner

Tenis/ Italiani Jannik Sinner triumfon në finalen e Miamit dhe ngjitet në vendin e dytë në botë! Dimitrov 'në tapet' pas dy setesh

31 Mars, 22:46| Përditesimi: 31 Mars, 22:48

  • Share

SHBA - Jannik Sinner fitoi 'Masters 1000' në Miami duke mundur bullgarin Grigor Dimitrov në dy sete (6-3, 6-1) në një orë e dymbëdhjetë minuta lojë në finale. Në stadiumin "Hard Rock Cafe" nuk pati asnjë histori, me djaloshin italian që iu përgjigj rivalit që e kishte mundur edhe dy herë të tjera në karrierë.

Seti i parë i takimit ishte i vetmi moment i ndeshjes ku pati pak rivalitet, me Dimitrov që e nisi më mirë takimin, por shpejt u përmbys nga Sinner. Dimitrov ndieu lodhjen e ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve më të fortë dhe u dorëzua pa kushte në finale.

Me këtë sukses, i 13-ti në 17 finalet e luajtua, Sinner parakalon spanjollin Alcaraz në renditjen ATP, duke u bërë numri 2 në botë në tenis, teksa në krye vijon të jetë Djokovic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?