Carlos Alcaraz

Tenis/ Humbi pozicionin e dytë në renditje, Carlos Alcaraz tërhiqet nga turneu i Monte Carlos

9 Prill, 20:34| Përditesimi: 9 Prill, 20:35

  • Share

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz është tërhequr nga turneu i Monte Carlos. Pas shenjave të dëmtimit që iu shfaqën të dielën, ku djaloshi la stërvitjen në mes, tanimë ai nuk do jetë pjesë e këtij eventi në tenis.

Ndër favoritët kryesorë për të fituar, Alcaraz njoftoi në kanalet e komunikimit se do tërhiqet për shkak të një lëndimi në krahun e djathtë Një gjë e tillë u u konfirmua edhe nga ATP, që bën me dije se "humbësi me fat" Lorenzo Sonego hyn direkt në raundin e dytë (duke fituar 42.935 euro) dhe përballet të mërkurën me kanadezin Auger-Aliassime.

Pasi u mund në Miami, aty ku italiani Jannik Sinner doli fitues në finale, tanimë Alcaraz po shoqërohet nga lëndime të shumta. Ai ndodhet në vendin e tretë në botë, kjo pasi Sinner vetëm një javë më parë i mori vendin e dytë pas suksesit në Florida të SHBA-së.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?